Ai është sulmues, madje kryesori së bashku me Lautaro Martinezin. Tek Interi, kjo është dyshja titullare, dhe trajneri Simone Inzagi me siguri duhet të jetë i shqetësuar që Edin Xheko nuk po arrin të shprehet me gola. Tekniku nuk e thotë, dhe s’ka sesi, porse mediat italiane bëjnë një llogari fare të thjeshtë dhe përfundimi u del që Xheko ka vetëm 1 gol në Serinë A, në 12 ndeshjet e fundit! Një rendiment prej lojtari stoli, apo nga ata që duhet të largohen nga ekipi! Natyrisht, nuk është i tillë rasti i boshnjakut, porse që nga periudha kur thyente rekordet e Romelu Lukakut ka një ndryshim të madh. Ironikisht, edhe belgu po has të njëjtat vështirësi tek Çelsi, por shpresa në Milano dhe në Londër është që kjo situatë të jetë kalimtare.
Sfidanti.al