E pamundur të ishte i qetë, aq më tepër që momenti vendimtar ndodhi pikërisht në fund. Stefano Pioli nuk e pati aspak pamjen e tij të zakonshme të qetë dhe të rafinuar, pasi Milani i tij u mund në “San Siro” nga Specia pasi u dënua rëndë nga arbitri Serra, që anuloi një gol të Mesiasit për një faull ndaj Rebiçit. “Milani pësoi një padrejtësi të madhe, – tha Pioli, – si mund të mos lejosh golin për një gjysmë faulli ndaj Rebiçit, që ndodhi kur topi arriti tek Mesiasi? Pas atij momenti u përpoqa të qetësoja lojtarët, por ishte e pamundur. E humbëm qartësinë”. Gjithsesi, Pioli pranoi se ekipi i tij pati fajet e veta për humbjen. “Patëm 7-8 topa për gol, por nuk ishim shumë efikasë pranë portës, – tha ai, – përveçse humbëm penallti. Pas 1-1 mund të fitonim, por ja që humbëm”.
Sfidanti.al