Në Angli thonë se diferenca e Sitit me Çelsin është e frikshme

Në gjuhën vendase përdoret fjala “gap” për të treguar se ka një diferencë mes dy gjërave (në të këtë rast, mes dy ekipeve të futbollit), si dhe fjala tjetër “gulf”, që do të thotë “gji detar”, por edhe që përkufizon një diferencë tepër të madhe. E tillë i duket kjo diferencë mediave angleze mes Mançester Sitit dhe Çelsit, dy prej ekipeve më të mirë dhe pretendentë për titull në Premier Ligë. Jo vetëm ndryshimi në pikë është thellësisht i madh, 13 pikë, por sidomos dallimi u pa në përballjen mes tyre në “Etihad”, ku Siti dominoi lojën duke bërë që Çelsi të dukej ekip i vogël. Me të drejtë, analistët thonë se trajneri i bluve, Tomas Tuhel, nuk e ka më atë besim dhe siguri që kishte më parë tek lojtarët e tij. Një dorëzim që në janar është gjëja më e keqe që mund të ndodhë, ndërsa tek Liverpuli duket se ka ende shpresë tek “sezoni i pazakontë”, edhe pse diferenca e të kuqve me Sitin gjithashtu është e madhe.

Sfidanti.al