Në të vërtetë ishte diçka e çmendur të dëgjoje një klub të tillë që të kërkonte dyshen e sulmit Kilian Mbape-Erling Haland. Flasim për Realin e Madridit që ka në ekip një dyshe të shkëlqyer të përbërë nga Karim Benzema dhe Vinisius Zhunior, përveçse të tjerë lojtarë ofensivë që mund t’i mbulojnë ata. Nëse mbërrin Mbape, siç duket e mundshme, dakord që nuk do të ketë probleme për Benzemanë, ndoshta diçka më shumë për Vinisiusin. Veçse, nëse vjen Halandi, atëherë duket se të dyve u mbyllet porta, ndaj edhe është krejt normal të dëgjosh lajme nga Spanja se Benzema ka kërcënuar të largohet. Çudia është se përse ka folur kaq vonë! Sulmuesi 33-vjeçar i Francës është në nivelin e 24 golave në 27 ndeshje këtë sezon, plus kaq shumë asistë. Me gjasë, presidenti Perez do të duhet të zgjedhë, dhe bashkë me Mbapenë do të duhet të mbajë Benzemanë.
Sfidanti.al