Kur Murinjo i kërkon falje Kumbullës, sa na dhimbet Edi Reja..!

Murinjo i kërkon falje Kumbullës, fill pas ndeshjes me Kaljarin dhe fjalët e portugezit, më shumë se vetë futbollistit, kumbojnë reflektuese për çdo trajner futbolli. Nuk do të harrohen fjalët speciale të trajnerit, që mban nofkën “Speciali”, pasi janë të pakët ata që ngrejnë duart lart: “ Kam gabuar me Kumbullën, madje jam sjellë në mënyrë të ashpër, por ai është treguar një profesionist..”

Dhe në futbollin e sotëm, fjalët e sinqerta të një trajneri , duke pranuar botërisht gjykimin e gabuar, mund të vlejnë edhe më shumë se një trofe i fituar! E gjithë familja e trajnerëve ka marrë një leksion nga Murinjo, nga trajneri që damkosej si një kampion i egos dhe vetvlerësimit. Madje leksioni i tij, më parë se kudo, ka mbërritur në Shqipëri.Tamam tamam në Kombëtaren tonë, ku trajneri Edi Reja po shton dozën e gabimit ndaj talentit Armando Broja. Dhe mosfalja e tij e zgjatur ndaj sulmuesit, po vë në dyshim moralin profesinal të trajnerit tonë. Madje dhe moralin e atyre që e komandojnë..

Emri i Brojës ka pushtuar mediat angleze , e shpallin të riun më të talentuar për minutat që është shfaqur në fushë me Sauthheptonin e tij, Çelsi nga ana tjetër, u kërkon “falje” tifozëve te tij që e dha borxh, ndërsa Shqipëria e trajnerit Edi Reja, si për inat të Anglisë, të Sauthheptonit bashkë me Çelsin, e injorojnë dhe e shpërfillin talentin imponues të Brojës. Madje mosfalja e tyre është kaq e pacipë , sa vetë Reja pret që Armando Broja dhe jo ai vetë, të kërkojë falje për sjelljen…

Sfidanti.al