Inter pranë akordit me “bavarezët”, 4 milionë euro mjaftojnë për Somer

Negociatat vazhdojnë prej disa javësh, por duket se akordi është arritur. Bëhet fjalë për portierin e “bavarezëve” të Bajern Mynih, Jan Somer, i cili prej kohësh tashmë është në radarët e “zikaltërve” të Inter dhe së shpejti mund të veshë fanellën e këtyre të fundit.

Klubi italian duket se ka gjetur akordin me “baverezët” e Bajern për shifrën e 4 milionë eurove dhe bonuset, teksa për çmimin tepër të ulët raportohet se ka ndikuar dhe dëshira e zviceranit për të kaluar në Serie A. Ndërkaq, kujtojmë se pas një “aventure” të gjatë, te Borusia Mynçengladbah, Sommer iu bashkua “bavarezëve” gjatë merkatos së dimrit, që sapo lamë pas dhe tanimë duket se “veterani” i portës do të nisë një “aventurë” të re.

 

sfidanti.al