Inter, ndoshta 60 000 tifozë të ndihmojnë për të parën seri pozitive të 2022-it!

Një skuadër kampione në fuqi, dhe që pati një fazë të parë shumë të mirë, nuk dihet nëse do t’ia dalë për të arritur fitoren e dytë radhazi në Serinë A. Ndaj Veronës do të jenë në stadiumin “San Siro” plot 60 000 tifozë, që cilësohen “lojtari i 12-të” për skuadrën zikaltër, dhe që mund të jenë vendimtarë. Fitorja në Torino ndaj Juventusit dhe barazimi i Milanit me Bolonjën kanë rihapur garën për titulld he kanë dhënë shpresë. Gjithsesi, në 2022, Interi nuk ka deri tani asnjëherë dy fitore radhazi. Shpresohet të jetë hera e duhur. Përsa i përket “lojtarit të 12-të”, ai pritet të jetë i pranishëm në “San Siro” në 19 prill ndaj Milanit. Do të luhet gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Italisë, dhe kampionët shpresojnë të kualifikohen për në finale pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë.

Sfidanti.al