Inter-Milan, do të jetë një derbi prej 5.8 milionë eurosh!

Do të luhet në fushën zikaltër, pra të ardhurat e biletave u takojnë atyre. Interi do të përfitojë jo pak, por plot 5.8 milionë euro nga derbi ndaj Milanit. Në stadiumin “San Siro” këtë të diel do të jenë të gjitha vendet e zëna, pra të 75 000 biletat do të jenë të shitura. Shifra është më e larta për një derbi, ndërsa përpara Kovidit ishte arritur në 5.5 milionë euro. Gjithsesi, rekordi për Interin mbetet 6.6 milionë euro që i ka fituar nga biletat në “San Siro” për ndeshjen ndaj Juventusit në 2019. Gjithsesi, Interi ka edhe rekordin e të ardhurave nga biletat me 7.8 milionë euro në sfidën ndaj Barcelonës në Champions në 2019-2020.

Sfidanti.al