Pasi shkëlqeu në futboll, Garet Bejl duket se ka një të ardhme edhe në golf, pasioni i madh i uellsianit. Madje gjatë viteve të fundit te Real Madrid dhe më pas te Los Anxheles Galaksi, ai ishte akuzuar se pasioni për golfin ia kishte kaluar atij të futbollit. Por tashmë, 33-vjeçari është tërhequr nga sporti që e bëri të famshëm dhe ka nisur një karrierë tjetër. Bejl mori pjesë për herë të parë në turneun PGA të Kalifornisë, që organizohet nga Federata Profesioniste e Golfit. Madje ai bëri një paraqitje të shkëlqyer sipas komentatorëve të turneut, megjithëse u mund nga një prej kampionëve, Xhozef Bramlet.
Sfidanti.al