Nuk i ka punët mirë kapiteni dhe duket se mund të arrihet në një ndarje. Është shpejt të flitet, por Manuel Nojeri dhe Bajerni nuk janë aspak në muajin e mjaltit, siç e tregojnë ngjarjet e fundit. Pasi portieri u dëmtua duke bërë ski pas Botërorit, e duke i prishur shumë punë ekipit, klubi vendosi të largonte trajnerin e tij, Toni Tapaloviç. Flitet për një trajner me shumë vite karrierë në Mynih dhe kjo u interpretua si një lëvizje e drejtuesve kundër Nojerit. Kapiteni sikur e konfirmoi këtë gjë, duke deklaruar për një media bavareze se u trondit shumë nga ky lajm. “Të gjithë ne portierët u shkatërruam, – tha ai për gazetën “Zydojçe Cajtung”, – njerëzit nisën të qanin. Ishte një goditje për mua, ndërsa isha i rrëzuar përtokë. Më thyen zemrën, ishte gjëja më e çmendur që më ka ndodhur në karrierë”.
Sfidanti.al