Ka disa lojtarë të cilët duket se nuk do ta ndërrojnë kurrë fanelën e kuqe bavareze. Të tillë Tomas Myler, Manuel Nojer apo edhe Xhoshua Kimih, por duket se mesfushori gjerman paska disa mendime të tjera. Vetë 27-vjeçari deklaron se e konsideron një largim nga Bajerni në të ardhmen, ndonëse nuk e specifikon aspak se kur dhe për ku. “Do të ishte një sfidë interesante, – tha ai, – Nuk e di se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, le të shohim. Për momentin, jam shumë i lumtur tek Bajerni, por dikur në mendjen time ekziston kjo dëshirë për një sfidë profesionale dhe personale”. Imagjinoni, kur edhe Kimih e mendon largimin, çfarë sigurie ka mbetur tek gjigandët gjermanë!
Sfidanti.al