Tek Interi duket se po e teprojnë, tifozë nisin protestat për Shkriniarin!

Deri tani kanë qenë me shpresë se ndryshimet do të ishin për mirë. Publiku zikaltër nuk u acarua kaq shumë as pas largimit të trajnerit Konte, Lukakut e Hakimit, por tani me përmendjen e emrit të Milan Shkriniarit, gjithçka po shpërthen. Drejtuesit e Interit duket se po mendojnë që Shkriniar mund të shkojë tek Paris SG, dhe kërkojnë 80 milionë euro, veçse tifozët nuk janë të kënaqur. “Shkriniar është i paprekshëm”, – janë thirrjet në rrjetet sociale. Deri tani, është folur për largim të një mbrojtësi të rëndësishëm, që mund të jetë De Vraj, Bastoni apo Shkriniar, por ekziston frika se mund të largohen ndoshta edhe dy.

Sfidanti.al