Ideja e re e Paris SG për stolin, e ka emrin Mikel Arteta

Trajneri i Arsenalit ka qenë një nga më të vlerësuarit këtë sezon dhe jo vetëm në Premier Ligë. Mikel Arteta i ktheu “topçinjtë” në kandidatët e fortë për titullin, që kryesuan kampionatin në periudhën më të gjatë të sezonit dhe e humbën vetëm në fund në favor të Mançester Sitit. Puna e Artetës nuk ka mbetur pa u vlerësuar dhe mediat shkruajnë se Paris SG po mendon pikërisht për të, si pasardhës të Kristof Galtiesë. Në ekip ndoshta do të mbeten Mbape e Nejmar, ndërsa kërkohet një skuadër e fortë që të fitojë Championsin. Nuk dihet nëse Arteta do të pranonte ta linte Arsenalin për PSG-në.

Sfidanti.al