Barcelona mbetet pa finale Championsi në hendboll, fiton Magdeburgu

Një duel i madh gjysmëfinal në “Katërshen përfundimtare” dhe skuadra gjermane ia doli pas penalltive. Rezultati përfundimtar i sfidës Magdeburg-Barcelona është 40-39 me 11-metërsha, dhe për trofeun do të luftojë skuadra gjermane. Ndeshja përfundoi 38-38, ndërsa secili ekip gjuajti nga pesë penallti, duke humbur shumicën. Përballja ishte e fortë dhe e ekuilibruar, por Barcelona nuk ia doli. Kampionët e Europës u eliminuan dhe nuk do të mundin të luftojnë për titullin e tretë radhazi.

Sfidanti.al