Bruno Telushi rinovon me Partizanin

Trajnerin nuk preferuan që ta mbanin, bashkë me një pjesë të stafit si dhe bashkë me drejtorin sportiv. Gjithsesi, tek Partizani nuk heqin dorë nga futbollistët, dhe ja ku lajmërohet rinovimi i kontratës nga kapiteni Bruno Telushi. Futbollisti që provoi të luante edhe jashtë vendit, tashmë do të mbetet i kuq edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi botoi fotot e mesfushorit, të kthyer në qendërmbrojtës, në krah të presidentit Gazmend Demi, me shallin partizanas dhe me firmosjen e kontratës. Partizani ka ambicie të mëdha për të marrë përforcime, tani me trajnerin kroat Zekiç në stol, dhe priten të afrohet ndonjë lojtar që ka qenë në kombëtare si Grezda.

Sfidanti.al