Ibra nuk e njeh modestinë: Do ta bëj “San Siron” që të hidhet përpjetë!

Ishte “Dita Zllatan” në Milanon kuqezi, dhe superylli suedez mbërriti në një nga shtëpitë e tij të vjetra. Ibrahimoviç u bashkua me Milanin, vizitoi Milanelon, u takua me stafin teknik dhe firmosi kontratën 6-mujore me të drejtë rinovimi për 1 vit tjetër, ndërsa zhvilloi një seancë 45-minutëshe në palestër, diçka jo e programuar nga klubi, por e kërkuar nga ai vetë. Shpresa është që të jetë në formën e duhur, dhe të luajë direkt në Kupën e Italisë, në 6 janar ndaj Sampdorias.

“Jam shumë i lumtur për kthimin këtu, – u shpreh sulmuesi 38-vjeçar me origjinë boshnjake, – është emocion i madh, e kam thënë gjithnjë se kjo është shtëpia ime dhe më në fund jam përsëri brenda saj. i pres të gjithë tifozët në “San Siro” dhe shpresoj që ta bëj sërish stadiumin që të hidhet përpjetë”. Kuptohet, ajo kohë kur ai e bënte “San Siron” të hidhej përpjetë ka qenë 8 vjet më parë, dhe sot Ibra është 38 vjeç, por ku i dihet, një kampion i madh gjithnjë është në gjendje të tregojë veten. Jo më kot Fabio Kapelo i dha të drejtë Milanit: Dakord që morën Ibrën, një kampion i madh i jep gjithnjë personalitet skuadrës”.

Sfidanti.al