Vanda Nara: Unë I shkatërrova karrierën Ikardit? Faktet thonë të kundërtën

Vanda Nara hidhet në kundërsulm ndaj kritikëve dhe mbron rolin e saj në sukseset e fundit të Mauro Ikardit, protagonist absolut I pjesës së parë të sezonit me Paris Sën Zhermenin me argjentinasin që ka shënuar 14 gola në 17 ndeshje të Ligue 1 dhe Champions League

‘Ndonjëherë më përkufizojnë sit ë cmendur, dikush tjetër ka arritur deri aty sa ka thënë që I kam shkatërruar karrierën Ikardit-tha Vanda Nara në një intervistë për të përjavshmen ‘Grazia’-por vendimet e mia, edhe ato më jo populloret në fund më kanë dhënë të drejtë’.

Vanda Nara që shumë shpejt do të nisë aventurën e saj të re si opinioniste në ‘Grande Fratello VIP’, deshi të nënvizojë me krenari sesi ishte ajo vetë që krijoi pasurinë e saj.

‘Unë jam kështu. Të gjithë besojnë se unë jam me Mauron për paratë e tij, por unë isha e pasur  dhe e famshme kur u njoha me të-vijon rrëfimin Vanda Nara-Isha sepse luftova për t’u bërë e tillë’.

Më pas ajo foli edhe për raportet me bashkëshortin e saj pas transferimit të tij në Paris.

‘Ndihem si një vajzë me valixhe-tha Vanda Nara-Kur u nis për Paris ishte e enjte, kaluam fundjavën së bashku, por të hënën u zgjova në Milano dhe kuptova se isha vetëm me  fëmijët. Nuk ishte aspak e lehtë’

Sfidanti.al