Për një faull; miqësorja në burg përgjaket; 16 të vdekur

Futbolli gjithnjë ka qenë një mënyrë e shkëlqyer për të shkarkuar tensioned dhe këtë e tregon edhe historia e paqes në Krishtlindjen e 1914 gjatë Luftës së Parë Botërore kur në një moment u la mënjanë urrejtja dhe armiqësia për të vrapuar pas një topi. Kështu që edhe në burgje sfidat mes të dënuarve shihen me sy të mirë dhe lejohen.

Por në ditët e fundit të 2019 në Meksikë dikush mendoi të organizojë një ndeshje disi të vecantë; atë mes dy karteleve të drogës. Sfida u zhvillua në burgin e Sienegijas në shtetin e Zakatekës dhe rezultati ishte I papritur, 16 të vdekur

Miqësorja, nëse do të quhej e tilllë, ishte mes anëtarëve të Kartelit të Gjirit me bazë në Matamoros dhe Los Zetas, një grup kriminal që është krijuar si grup paraushtarak. Sipas ‘La jornada’, kaosi u krijua nga një ndërhyrje e gabuar në fushën e lojës që shkaktoi një zënkë e cila më pas u transformua në një konflikt të vërtetë me armë mes dy fraksioneve. Konflikti zgjati 2 orë  dhe Guardia Nacional e qetësoi situatën me shumë vështirësi. Lajmet që vijnë nga Meksika flasin për 15 të vdekur në vend dhe 1 në spital, pa harruar këtu terrorin e parë nga shumë vizitorë të cilët kishin ardhur të të kaluar një ditë me të afërmit e tyre

‘La Jornada’ shpjegon se me shumë mundësi zënka e shkaktuar ishte e qëllimshme për të krijuar kaos në mënyrë që të dënuarit të arratiseshin nga burgu. Në fund të masakrës u sekuestruan thika dhe armë zjarri ku përfshihet edhe një pushkë. Ishte kjo një ngjarje që të sjell në mendje miqësoret e zhvilluar në La Catedral, burgu kolumbian ku po kryente dënimin Pablo Eskobar dhe ku morën pjesë edhe Diego Maradona dhe Rëne Higita, por me ndryshimin se këtë radhë nuk kishte numra të cmendur futbolli por vetëm dhunë të ashpër.

Sfidanti.al