Tifozët mund të jenë të qetë, dhe të siguruar. Ylli më i madh i Milanit të sotëm, dhe njëri nga lojtarët më të mirë që ka veshur ndonjëjerë këtë fanelë, Zllatan Ibrahimoviç, ka rënë dakord që të vazhdojë karrierën me Milanin. Superylli suedez arriti marrëveshjen me drejtuesit e klubit mbi bazën e një rroge prej 7 milionë eurosh në sezon, pa përfshirë shpërblime të ndryshme, pra arriti gjithçka deshi. Tani pritet rinovimi formal i kontratës, që ai e nënshkroi fillimisht në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.
Ibrahimoviçi dha një ndihmë të madhe në gjysmën e dytë të sezonit, duke shënuar 10 gola në 18 ndeshje të Serisë A, e duke shërbyer asistë të shumtë. Falë tij, dhe punës së trajnerit Pioli, por edhe lojtarëve të tjerë, Milani u kualifikua të paktën për në Ligën e Europës, ndonëse e kishte nisur shumë keq edicioni e kaluar. Me gati 550 gola të shënuar si futbollist profesionist, Ibra mbetet një nga ikonat më të mëdha të dekadave të fundit, dhe beson se mund të vazhdojë të luajë në nivelet më të larta edhe pse është në moshën 38-vjeçare. Synimi i tij për sezonin e ardhshëm është të fitojë titullin në Serinë A, dhe të kthehet në Champions, një nga trofetë e paktë që nuk ka fituar në karrierë.
Sfidanti.al