Bartomeu i thotë kushtet Messit për të dhënë dorëheqjen

Josep Maria Bartomeu është gati të japë dorëheqjen si president i Barcelonës nëse ajo do të garantojë qëndrimin në skuadër të Lionel Messit. Por kapiteni I skuadrës blaugrana do të duhet të thotë publikisht se është ai problemi që e pengon atë të qëndrojë në Camp Nou. Nëse kjo do të ndodhë, Jordi Cardoner do të marrë funksionet e tij.

Lajmi bëhet i ditur nga TV3 pasi mësoi synimin e Bartomeut për t’u takuar me Lionel Messin për vendimin e tij për t’u larguar nga klubi katalanas. Megjithatë pavarësisht gjithckaje, Bartomeu dhe drejtuesit e tjerë të Barcelonës vazhdojnë në qëndrimin e tyre për të mos lejuar largimin e Messit dhe këmbëngulin në faktin se Koeman e konsiderson të pashitshëm dhe thelbësor për projektin e tij, ndërkohë që kontrata e tij skadon në 2021 dhe ka një klauzolë 700 milionë Euro. Sido që të jetë në asnjë rast Barcelona nuk ka ndërmend ta lejojë Messin të largohet gratis

Lionel Messi, nëpërmjer avokatëve të tij, ditën e martë dërgoi një burofax duke kërkuar largimin e menjëhershëm duke u kapur pas klauzolës së kontratës së tij që e lejonte atë të largohej në fund të sezonit. Përfaqësuesit ligjorë të argjentinasin e interpretojnë datën 10 qershor që ishte në kontratën e futbillistit si të pavlefshme pasi sezoni realisht mbaroi në 14 gusht me humbjen 8-2 të Barcelonës në Ligën e Kampioneve ndaj Bayernit dhe burofaxi u dërgua 10 ditë pas përfundimit të sezonit.

Sfidanti.al