Plani i Manchester City; 100 milionë Euro dhe Bernardo Silva, Gabriel Jesus e Eric Garcia

Manchester City ka bërë gati planin për të biseduar me Barcelonën nëse do ta kërkojë situata dhe të marrë Lionel Messin në Premier League. Klubi anglez po mendon për të gjitha alternativat e mundshme që do të bindin klubin katalanas që të lejojë largimin e argjentinasit për në Etihad Stadium. Sipas të përditshmes spanjolle ‘Sport’, në planin e Citizens përfshihen 100 milionë Euro cash dhe 3 futbollistë dhe bëhet fjalë për Gabriel Jesus, Bernardo Silva dhe Eric García.

Eric Garcia është në të vërtetë një prej objektivave të Barcelonës dhe përvec situatës me Messin, klubi e sheh me sy të mirë kthimin në shtëpi të futbollistit që është formuar në akademinë e blaugranave pas 3 vitesh. Përsa u përket Bernardo Silvas dhe Gabriel Jesus janë dy futbollistë që kanë vlerë shumë të lartë. Sipas Transfermarkt, Bernardo Silva vlerësohet me 80 milionë Euro, ndërsa Gabriel Jesus me 56 milionë me brazilianin që shënoi 23 gola dhe dha 14 assist këtë sezon e për më tepër ishte protagonist në eliminimin e Realit të Madridit në Ligën e Kampioneve

Sfidanti.al