Zanati i trajnerit? Komunikimi. Sigurisht një teknik duhet t’i japë skuadrës së tij një identitet, t’i instalojë idetë e lojës, të transmetojë motivin, por këtë nuk mund ta bëjë pa aftësitë komunikative. Në këtë pikë, Jose Mourinho është vërtet… Special. Portugezi ka drejtuar skuadra në disa vende dhe kurrikulumi i tij përsa u përket gjuhëve të huaja sa vjen e pasurohet. Sigurisht është gjuha mëmë e tij portugalishtja, së cilës me kalimin e viteve iu bashkua gjuha katalanase, spanjishtja, anglishtja, italishtja dhe frëngjishtja edhe pse nuk ka drejtuar kurrë një skuadër të Ligue 1. Por sic e shpjegoi ai vetë në dokumentarin e Amazonpër Tottenham, 57 vjecari tani ka përballë një tjetër sfidë; të mësojë gjuhën koreane.
Sipas tabloidit ‘The Sun’ Mourinho ka nënvizuar sesa e rendësishme është që trajneri, stafi dhe futbollistet të kuptohen mirë në aspektin gjuhësor dhe ndonjëherë duhet të hidhesh në aventura linguistike të paparashikuara
‘Komunikimi është shumë I rëndësishëm-tha Mourinho-kur jam me grupin duhet të flas gjuhën e vendit ku po punoj në mënyrë që të më kuptojnë të gjithë. Bëhet fjalë për shfaqje respekti në drejtim të klubit. Në serialin dokumentar do të shihni një grup trajnerësh portugezë që flason në gjuhën portugeze edhe pse tani e flasim anglishten si Ledley King. Përsa u përket lojtarëve, I futem me kokë gjuhës së tyre dhe për këtë arsye po mësoj gjuhën koreane’.
Dicka që gëzon shumë Son që mesa duket ende nuk e ka përvetësuar sic duhet gjuhën e Madhërisë së Saj, atë angleze.
Sfidanti.al