Bruno Telushi transferohet te Oriku

Oriku ka bërë një goditje të madhe në merkato, pasi ka arritur të sigurojë shërbimet e Bruno Telushit. 35-vjeçari është një emër i njohur i futbollit shqiptar, pasi më herët ka luajtur me Partizanin, Elbasanin dhe Flamurtarin.  Oriku militon në Kategorinë e Dytë dhe synon të ngjitet një kategori më lart. “Drejtori sportiv i klubit ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Bruno Telushi, një emër i njohur dhe me eksperiencë në futbollin shqiptar. Ish-kapiten i Flamurtarit dhe Partizanit, Telushi vjen me personalitet, lidership dhe cilësi të spikatura në fushë. I urojmë mirëseardhjen dhe shumë suksese me fanellën tonë, me bindjen se do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën dhe projektin tonë sportiv”, shkruhet në njoftimin e klubit.

sfidanti.al