Müller kurioz për lamtumirën e Messit: Mund të ndryshojë botën e futbollit

Thomas Müller ka dëshirë të bëjë shaka. Është dicka normale që përpara pak ditësh fitoi Tripletën e dytë në karrierën e tij dhe këtyre I shtohet edhe titulli botëror në 2014 me fanelën e Kombëtares gjermane. Por futbollisti duket se  ndihet pak..përgjegjës për atë cfarë po ndodh te Barcelona. Humbja 8-2 e pësuar nga bluagranat nga Bayerni ishte pika që theu vazon duke bërë që në Camp Nou të zbulohen plotësisht të gjitha problemet dhe kontradiktat e brendshme që kishin filluar të shfaqeshin pak nga pak në muajt e kaluar. Por me Messin të lirë, a po tundohen ndopak bavarezët? Jo, të paktën kjo është ajo që kuptohet nga intervista e dhënë nga Müller për të përditshmen spanjolle AS.

‘Gjatë ditëve të fundit fola shpesh me Drejtorin tonë të financave. Por besoj se nuk do të mund të bëjmë asgjë përsa i përket kësaj cështjeje-tha Müller, një ide që u shpreh edhe nga vetë Karl Heinz Rummenigge.

Megjithatë Müller ishte më i qartë në lidhje me lamtumirën që po trondit botën dhe që erdhi nëpërmjet faksit më të famshëm të të gjitha kohërave

‘Nuk kam lexuar dhe nuk di se cfarë është shkruar-vijoi Müller-por herët a vonë do të vinte momenti që rrugët e Messit dhe Barcelonës të ndaheshin. Sigurisht të gjithë mendonin se kjo do të ndodhte në fund të karrierës së tij, por duket se gjërat kanë ndryshuar’.

Një tërmet merkatoje që sipas Müller do të ndryshojë edhe botën, me futbollistin që e sheh mbylljen e historisë mes Barcelonës dhe argjentinasit si nisjen e një epoke të re

‘Messi është ndër më të mirët, për të mos thënë futbollisti më i mirë në botë-tha Müller-heq kapelen përballë karrierës së tij. Por ndryshimi që vjen me lamtumirën e tij nga Barcelona mund të jetë interesant për botën e futbollit. Duke përjashtuar tifozët e Barcelonës, nuk mendoj se të tjerët e jetojnë këtë situatë në mënyrë kritike, por më shumë me kuriozitetin se cfarë do të ndodhë më pas’.

Sfidanti.al