Ibra, me mesataren më lart se Levandovski, pse të mos rinovojë!

Mosha shpesh është një numër, siç e tregoi Tom Bredi, më plakushi nga të gjithë kampionët që nga koha e Xhorxh Foremanit. Zllatan Ibrahimoviç është vetëm paksa më pak plak sesa gjigandi i futbollit amerikan dhe dëshiron të mbajë veshur fanelën e Milanit edhe pasi të jetë 40 vjeç. “La Gazeta delo Sport” bën llogaritë dhe nxjerr përfundimin se sulmuesi suedez ka mesatare gol për minutë më lart sesa lideri i garës për Këpucën e Artë të Europës, Robert Levandovski. Ai është numri 1 në këtë element në të 5 kampionatet e mëdhenj (Premier Ligë, La Liga, Seria A, Bundesliga, Liga e Parë e Francës). Jo më kot, Paolo Maldini thotë i sigurt për rinovimin. “Nëse vazhdon kështu si mund të mos rinovojë”, – shprehet legjenda tjetër e Milanit.

Sfidanti.al