Suarez nuk mjafton gjithnjë, Selta thotë: Ka ende kampionat!

Barcelona e Reali nuk është se duhet të qeshin edhe aq shumë sepse janë mjaft prapa dhe kanë bërë kaq shumë gabime saqë nuk i besojnë as vetes. Gjithsesi, barazimi 2-2 i Atletikos në Madrid ndaj Seltës së Vigos bëri që “dera” e kampionatit spanjoll të hapej qoftë edhe pak fare. Atletiko ka 51 pikë me një ndeshje më pak ndaj 43 të Barçës dhe Realit, që e dinë se duhet të luftojnë deri në fund.

Këtë herë nuk mjaftoi i shkëlqyeri Luis Suarez që është kthyer në hero për bardhekuqtë e trajnerit Diego Pablo Simeone. Me dy golat e shënuar arriti në 16 rrjeta në krye të renditjes së shënuesve më të mirë të kampionatit, 3 më shumë sesa Jusef El Nesiri i Seviljes dhe Mesi. “Përveç rezultatit, – tha Simeone, – gjërat e tjera në këtë ndeshje më pëlqyen dhe nxorrëm shumë përfundime pozitive. Do të vazhdojmë të luftojmë për titullin”.

Sfidanti.al