Ibra do të ketë një kontratë të re me kushte tek Milani

Periudha është tepër e vështirë dhe nuk dihet nëse do t’ia dalë mbanë për t’u kthyer. Zllatan Ibrahimoviç është në momentin më të vështirë të karrierës, sepse dëmtimi i ri do ta lerë 7-8 muaj jashtë fushave, dhe kjo në kohën që po mbush 41 vjeç. Me një moshë të tillë, me rënien e shpejtësisë së riaftësimit, Ibra e di se mund të bëhet fare mirë i tepërt për Milanin, ndonëse ka dëshirë që të vazhdojë. Do të ketë një kontraë me “xhetona”, siç thonë në Itali, apo që ne në shqip e përkthejmë “me para xhepi”. Pra, jo një kontratë 1-vjeçare, por “të shohim e bëjmë”. Gjithsesi, Milani tregon vlerësimin e tij për suedezin duke mbetur me besim. Vetë legjenda me origjinë boshnjake thotë se “kurrë më parë nuk kam vuajtur kështu, por besoj se ka kaluar, pasi do ta kem gjurin në rregull që tani e tutje, nuk do të jem më me gjilpëra”.

Sfidanti.al