Trajneri Erik Ten Hag e pohoi një gjë të tillë, ndërsa shefi ekzekutiv, Riçard Arnold, deklaron se klubi është duke marrë vendime dhe se do të veprojë shpejt. “Ju kërkoj tifozëve që të kenë durim sepse ne po punojmë mjaft, – tha ai, – shpejt do të ketë të reja. Natyrisht, paraqitjet në fushë nuk kanë qenë të mira, por jam i bindur se trajneri Ten Hag do të ketë sukses”. “Jo gjithkush është i lumtur”, – tha holandezi. Me gjasë, ka nga ata si Pol Pogba, Harri Megajer apo edhe Kristiano Ronaldo që nuk ndihen të lumtur. Pritet që deri 10 lojtarë të largohen nga Mançester Junajtidi këtë verë.
Sfidanti.al