Në ceremoni të tilla janë që të gjithë të qeshur e të gëzuar, ashtu si në skeçin e shquar të Estradës së Shkodrës, “Fotografia”. Edhe futbollistët e Paris SG treguan anën e tyre më të mirë, ndonëse në sfond nuk mund të fshihen shenjat e krizës dhe përçarjes. Pas rinovimit të madh të kontratës me Kilian Mbapenë, skuadra franceze parakaloi me fanelat e reja, për sezonin e ardhshëm, dhe shumica e tyre padyshim thanë me vete një dëshirë të fshehtë, që është një sekret i hapur, pasi dihet se ata duan Championsin. Mes tyre, edhe Mbape, edhe Lionel Mesi, madje edhe Nejmar. Pikërisht prania e brazilianit është një garanci se lufta e brendshme për pushtet dhe për privilegje do të vazhdojë në dhomën e zhveshjes. E nëse nuk do të ketë harmoni, të harrohen trofetë e mëdhenj.
Sfidanti.al