Si i përgjigjet Lukaku kërkesës së presidentit: Do të shënosh shumë gola, apo jo?!

Një futbollist profesionist, një sulmues, më mirë se kudo flet në fushë. Edhe Romelu Lukaku do ta bëjë këtë gjë kur të veshë fanelën e Interit dhe të dalë nëpër ndeshje, në “San Siro” apo jashtë stadiumit të shtëpisë. “Do të shënosh shumë gola këtë vit, apo jo?” – ishte pyetja e presidentit zikaltër, Stiven Çan, ndërsa e prezantoi përpara kamerave për ta parë i gjithë publiku në Itali. Lukaku shënoi 24 gola në Serinë A në 2020-2021 dhe pritet që ta bëjë sërish, me gjasë duke fituar titullin. Përse kjo mund të ndodhë në Apenine, dhe jo në Premier Ligë? E thotë Hernan Krespo. “Në Itali, ai është ndjerë si mbret, ndërsa në Angli jo edhe aq i vlerësuar, – thotë argjentinasi, – edhe unë nuk u ndjeva mirë atje dhe në 2004 shkova me vrap tek Milani”.

Sfidanti.al