Veliaj shpërblen sërish në kundërshtim me ligjin, dhe i fut një “kunj” Halilit!

Nuk thonë kot që futbolli është reklamë e madhe, edhe politike. Ka qenë e ditur në botë, dhe po ashtu në Shqipëri, e kjo tendencë nuk ndryshon. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, takoi ekipin kampion në vend, pikërisht Tiranën, për t’i dorëzuar çekun prej 15 milionë lekësh të reja, që ia kishte premtuar për titullin. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, ai informoi skuadrën se ishte shumë i lumtur për secilin lojtar dhe se do të bënte një ndryshim, që paratë t’u jepeshin vetëm lojtarëve dhe stafit teknik, pasi sipas tij vitin e kaluar ishin “ëmbëlsuar” edhe familjarë të aksionerëve! Ky besohet mund të ishte një kunj për aksionerin kryesor të klubit, Refik Halilin. Bashkia e Tiranës këtë vit u soll ndryshe nga institucionet e pushtetit vendor në Shqipëri, mjaft prej të cilave i kanë shitur aksionet që kanë pasur në klubet e futbollit apo klubet e tjerë sportivë, pas ndryshimit të ligjit të financimit të sportit nga pushteti lokal.

Sfidanti.al