Firma e legjendës Maldini e vlen autonominë si drejtor sportiv!

Sot është dita e fundit e punës së ish-mbrojtësit të majtë më të mirë të botës. Paolo Maldini përfundon këtë 30 qershor kontratën si drejtor sportiv i Milanit, dhe habia është tepër e madhe që deri pak orë përpara fundit nuk e ka marrë rinovimin! Ndoshta pronarët amerikanë të klubit nuk e njohin historinë e klubit italian, ndoshta nuk kanë respekt për historinë në tërësi, përderisa jeta e kombit të tyre biznesmen ka një histori të shkurtër, por realiteti të shkund kur nuk e përfill. Siç shkruan “La Gazeta delo Sport”, ngërçi për rinovimin vjen nga kushti i Maldinit që të ketë autonomi profesionale (jo financiare) në punën e tij. Me gjasë, ose Milani do të lëshojë “pé”, ose legjenda do të largohet.

Sfidanti.al