Është presidenti i njërit prej kampionateve më të fuqishëm të botës, numri 2 në Europë besohet gjerësisht. Havier Tebas është përpjekur dhe vazhdon të punojë që futbolli të jetë sa më i rregullt nga ana financiare, ndonëse në “gardhin” e tij janë dy klube tepër specialë si Reali e Barcelona që nuk lenë të tjerët që të ngrenë kokë. Sidoqoftë, Tebasi është përpjekur t’ia mbledhë rripas katalanasve dhe madrilenëve, ndërsa tani është hedhur në sulm ndaj dy klubeve “oligarkë” të Europës, Mançester Siti e Paris SG. Ka një denoncim të tij në UEFA për këta klube, të cilët sipas tij e kanë shkelur vazhdimisht kufirin e lejuar të rregullave financiare. Çfarë do të ndodhë me këtë akuzë në gjykatën e UEFA-s? A do të mundë Tebasi të vendosë një precedent, aq më tepër si president i La Ligës? Apo kjo histori do të mbahet mend si “vëllimi” i dytë i romanit “Don Kishoti”, tashmë jo i shkruar nga Servantesi.
Sfidanti.al