I erdhi mosha 35 vjeç, ndonëse për kohën e sotme jo edhe aq e madhe për të qenë prind. Mediat spanjolle japin lajmin e shkëlqyer për familjen e Rafael Nadalit, pasi ai dhe gruaja e tij, Hiska Perejo (Xisca Perello) presin fëmijën e parë, që duket se do të jetë djalë. E pra, tenisti më i mirë për momentin në histori, i ka 22 Grand Sleme, por ende nuk e kishte një fëmijë. Tani, urojmë dhe shpresojmë që shtatzania e së shoqes të shkojë mbarë, dhe ta provojë edhe këtë ndjenjë të madhe.
Sfidanti.al