Portieri i kombëtares shqiptare vlerësohet lart nga mediat angleze, duke u cilësuar si më i talentuari ndër gardianët kuqezinj (ne themi se është i barabartë me Berishën, ndërsa shumë të mirë janë edhe Selmani apo të tjerë), dhe një kalim në Premier Ligë duket gjë e kryer. Natyrisht, mund të ndodhë gjithçka në tregun e futbollit, por Strakosha e sheh veten më pranë Çelsit, ndërsa raportohet se ai nuk ka rënë dakord me Fulhamin. Me gjasë, për çështjen e rrogës. Kjo nuk duhet të jetë problem te klubi në “Stemford Brixh”, ku problem duhet të jetë konkurrenca me francezin Eduar Mendi. Gjithsesi, nëse Kepa largohet dhe shkon 27-vjeçari shqiptar, pritet që ai të luftojë fort për të marrë sa më shumë ndeshje si titullar. Është një bast i madh, por ndoshta ia vlen.
Sfidanti.al