Nga një anë nuk e ka hedhur plotësisht poshtë largimin nga “Kamp Nou” dhe vetë Barcelona mendon se kështu duhet të bëjë. Nga ana tjetër, Frenki De Jong, vazhdon t’i mbajë gjërat “në ajër” me deklaratat e tij. “Unë ndodhem në klubin më të madh të botës, tek Barcelona, – tha ai pas ndeshjes së Holandës me Uellsin, – natyrisht, jam i lumtur që një klub si Mançester Junajtidi interesohet për mua, gjithsesi unë ndihem shumë mirë, pra nuk është se këtu ka ndonjë lajm”. Si ta kuptojmë këtë gjë? Duhet ta kuptojmë që vetë De Jongu nuk e di se çfarë të thotë, sepse dëshira e tij kryesore mbetet të qendrojë në “Kamp Nou”, ndonëse e kupton se shanset më të mëdha i ka që të largohet.
Sfidanti.al