Këto ditë, madje tani fare në fund, një informacion mediatik ishte që ish-trajneri i Realit të Madridit udhëtoi për në Katar për të takuar “kupolën shtetërore” që merret me drejtimin e Paris SG. Zinedin Zidani është parë gjerësisht si i destinuari për stolin e klubit më të fuqishëm francez sot për sot, ndonëse mediat sikur e kanë kthyer “pllakën” orët e fundit. Tashmë, favorit jepet Kristof Galtie, njeriu që doli kampion i Francës me Lilën në 2021. Burri 56-vjeçar është vërtet një teknik shumë i mirë, që punoi me Sent Etienin, Lilën dhe Nisën, që fitoi Kupën e Ligës në 2013 me Sent Etienin, kampionatin në 2021 me Lilën dhe arriti në finalen e Kupës së Francës këtë sezon me Nisën. Ai fitoi çmimin e trajnerit më të mirë të Francës në 2013, dhe doli më i miri bashkë me dikë tjetër në 2019 e 2021. Githsesi, ku shkuan skenarët e ndërtuar lidhur me Zinedin Zidanin tek Paris SG?
Sfidanti.al