Harri Kejn do të largohet si “mbret” nga Totenhemi!

Nuk arriti ta merrte dot Këpucën e Artë, këtë e bëri të vetën Erling Halandi, por gjithsesi, ai zhvilloi një sezon të shkëlqyer. Harri Kejni e mbylli Premier Ligën me 30 gola në 38 ndeshje, duke mos humbur asnjë sfidë, e duke shërbyer 3 asistë, duke luajtur 100 për qind të minutave, e duke marrë pjesë në 47 për qind të golave të Spërsave. Në total, Kejni ka 213 gola në Premier Ligë, duke qenë vetëm 47 rrjeta prapa rekordit absolut të Alan Shirerit, të cilin nuk dihet nëse do ta thyejë. Tashmë, pritet që ai të largohet, ndonëse nuk dihet për ku, tek Reali, Bajerni apo Mançester Junajtidi. Pritet të mësohet, por kapiteni i Anglisë po largohet si legjendë nga ekipi i tij i zemrës.

Sfidanti.al