Fatkeqësia ndodhi në minutën e 93-të në stadiumin “Mestaja”. Valencia shënoi golin e barazimit 2-2 dhe dënoi Espanjolin me zbritje në kategorinë e dytë në Spanjë. Skuadra e njohur katalanase nuk mundi të mbijetonte, ndonëse fillimisht përmbysi rezultatin në 2-1 me golat e shënuar nga Sesar Montes dhe Martin Brejthuejt. Bashkë me Espanjolin, nga La Liga ra edhe Keidi Bare, mesfushori i kombëtares shqiptare që ishte në stol në Valencia. Kështu, ndërsa Myrto Uzuni rikthehet, është radha e Bares që të zbresë.
Sfidanti.al