Ylli anglez ishte “mprehur” vërtet që të fitonte titullin në Bundesligë. Nuk ishte mëkot, sepse Borusia e kishte gjithçka vetë në dorë dhe i mjaftonte fitorja, që në fund nuk u arrit. Bajerni u shpall kampion dhe futbollistëve të Dortmundit u mbeti vetëm dëshpërimi ashtu si edhe tifozëve të “Murit të Verdhë”. Ndër më të dëshpëruarit ishte Xhud Belingham, me 20-vjeçarin anglez që u pa me lot në sy dhe që reagoi keq ndaj një kamere televizive që po e filmonte ndërsa dilte nga fusha. Xhud e shtyu kamerën, ndërsa tani pritet që të realizojë transferimin tek Reali që mund të kushtojë mbi 110 milionë euro.
Sfidanti.al