Në Spanjë thonë se Ansu Fati nuk qenka “larguar” kurrë nga Barça!

Sulmuesi i ri shënoi 2 gola dhe ndihmoi në fitoren 3-0 në “Kamp Nou” ndaj Majorkës në ndeshjen e parafundit të La Ligës. Ansu Fati ishte heroi kryesor që Barcelona la pas dy humbjet radhazi dhe e festoi me tifozët (thuajse) përfundimin e një edicioni ku u fitua titulli për herë të parë pas epokës së Lionel Mesit. Në Spanjë, shkruajtën se “Ansu Fati tregoi se nuk është larguar aspak nga Barcelona”, dhe madje këtë kompliment ia bënë mediat e Madridit si “Marka”. Barça ka 88 pikë në 37 ndeshje, ndërsa ka pësuar vetëm 18 gola e ka shënuar 69.

Sfidanti.al