Dy legjenda largohen nga Barcelona, Buskets e Zhordi Alba!

Fitues të lindur, triumfatorë me njërën nga fanelat më të mëdha të botës. Të tillë ishin dhe mbeten Sergio Buskets e Zhordi Alba. Dy legjendat do të largohen në fund të sezonit nga Barcelona, dhe mbrëmjen e kaluar u përcollën me emocione të forta nga publiku në “Kamp Nou”. Ata u prezantuan në fushë bashkë me trofetë e fituara, ndërsa Buskets është i fundit nga brezi i artë që nisi epokën me Pep Guardiolën në 2008. Zhordi Alba, ndërkaq, ndodhet në ekipin “blaugrana” që nga 2012.

Sfidanti.al