Halandi, një gjeni si Aguero, 9 gola në 5 ndeshjet e para në Premier!

Sulmuesi argjentinas ishte si një “stuhi” e vërtetë në elitën angleze kur mbërriti nga Atletiko e Madridit. Sergio “Kun” Aguero shënoi 8 gola në 5 ndeshjet e para në Premier Ligë për Mançester Sitin, ndërsa u bë legjendë duke fituar titujt kampion. Erling Halandi duket se po ndjek gjurmët e tij, sepse në 5 sfida në Premier ka 9 rrjeta, duke realizuar dy herë tregolësha. Ky nivel është rekord i kampionatit. Aguero ishte 23 vjeç kur erdhi tek Siti, ndërsa Halandi është 22. Norvegjezi i realizoi rrjetat e tij në 38 minuta.

Sfidanti.al