Nejmari e Mbapeja kanë nga një tjetër gol, por Mesi ka dy asiste!

Ndaj Tuluzës nuk pati histori, fitorja jashtë fushe ishte 3-0 dhe kreu i ligës së parë franceze u mbajt. Nejmar dhe Kilian Mbape shënuan nga një gol, ndërsa Lionel Mesi dha 2 pasimet për këta gola. Leo ka 3 gola dhe 4 asiste, aspak keq për një lojtar 35-vjeçar që luan në krah të yjeve shumë më të rinj si Mbape dhe Nejmar. Braziliani ka 7 gola e 6 asistë, duke vazhduar sezonin e shkëlqyer, ndërsa KM ka 5 rrjeta. Argjentinasi ishte padyshim më i miri lojtar i ndeshjes pasi pati 91 prekje topi, 2 asiste, 3 raste të pastra të krijuara, 4 pasime kyçe, 55 nga 66 pasime të saktë dhe një notë nga “SofaScore”  9.1. Në total në karrierë, “Pleshti” ka 334 asiste, numri 1 në historinë e futbollit. Ndaj Tuluzës, Nejmari realizoi në 37’, Mbape shtoi të vetin në 50’, ndërsa golin tjetër e shënoi Huan Bernat fare në fund. PSG kryeson me 13 pikë, por vetëm falë golaverazhit sepse Lensi dhe Marseja kanë gjithashtu nga 13 pikë.

Sfidanti.al