Mbrojtësi i Romës, sipas mediave në Itali, mund të mungojë nga 4 deri në 5 ndeshje. Marash Kumbulla dhe Stefan El Sharaui janë në të njëjtin nivel lidhur me rikuperimin, pasi u dëmtuan në ndeshjen ndaj Monzës (3-0) mbrëmjen e së martës. Qendërmbrojtësi shqiptar pritet të mos luajë në ndeshjet ndaj Udinezes, Ludogorecit (Liga e Europës), Empolit, Helsinkit (Liga e Europës), ndërsa është në dyshim për sfidën e Serisë A ndaj Atalantës, që është në program në 18 shtator. Në 24, Shqipëria luan në Izrael dhe Kumbulla ka mundësi të vijë në grumbullim pa asnjë ndeshje në 3 javë, diçka mjaft negative për formën dhe ritmin. Sipas mediave italiane, 22-vjeçari mund të jetë gati për Romën në 1 tetor, në përfundim të ndeshjeve të ekipeve kombëtare.
Sfidanti.a