Të gjithë flasin për Halandin e Sitin, por kryesues në Angli është Arsenali!

Njëri nga heronjtë është Gabriel Zhezus, i ardhur pikërisht nga skuadra e Pep Guardiolës. Tjetri është sulmuesi tjetër Martineli, por edhe kapiteni Odegard, ndërsa në formacion gjithmonë është ish-kapiteni Granit Xhaka. Këta janë disa nga shtyllat e Arsenalit që për momentin nuk po verbohet dhe as nuk po errësohet nga shkëlqimi i Mançester Sitit dhe i Erling Halandit. “Topçinjtë” e Londrës janë në krye të Premier Ligës pas 5 javësh kampionat madje me pikë të plota, 15. Kjo, pas fitores së vështirë edhe pse të merituar 2-1 në “Hajbëri” ndaj Aston Vilës së Stiven Xherrardit. Për Odegardin, ish-lojtar i Realit, ka komplimente si “disa nga pasimet apo vizioni i tij duken të një niveli krejt tjetër nga ai i shokëve të tij”.

Sfidanti.al