Nagelsmani e nisi rotacionin në Kupë, çfarë stoli ka Bajerni

Mediat bavareze e kishin paralajmëruar se trajneri kishte vendosur që afati për të filluar ndryshimet në formacion do të ishte 31 gushti. Kështu edhe ndodhi, në sfidën e raundit të parë të Kupës së Gjermanisë në fushën e Viktorias së Këlnit. Viktoria ishte një rival energjik dhe krenar, por aspak i rrezikshëm, ndonëse Julian Nagelsmani nuk deshi të guxonte më shumë se duhet. Titullarë ishin futbollistë “pretorianë” si Lykas Hernandez, Tomas Myler, Kimih, Gnabri dhe Mane. Gjithsesi, ajo që ra më shumë në sy ishte se nga stoli në fushë hynë lojtarë si Matejs De Ligt, por edhe Mazraui apo Gravenberh. Pas pushimit, tek Bajerni u aktivizuan edhe Musiala, Sane, Gorecka apo Zabicer. Gravenberh, Tel, Mane dhe Musiala ishin autorët e golave në fitoren 5-0. Bajerni do të nisë tashmë fazën e ngarkuar të sezonit me nga dy ndeshje në javë (Bundesligë, Champions, kombëtare dhe kupë), ndaj edhe Nagelsmani dëshiron t’i aktivizojë të gjithë lojtarët dhe të mos i lodhë shumë.

Viktoria Këln-Bajern 0-5 (Gravenberh 35’, Tel 45’, Mane 53’, Musiala 67’, Gorecka 82’)

Bajerni (4-4-2): Ulrajh, Mazraui, De Ligt, Lykas Hernandez, Stanishiç, Myler, Kimih (Gorecka 68’), Gravenberh (Zabicer 80’), Gnabri, Mane (Musiala 63’), Tel (Sane 64’).

Sfidanti.al