Magnus Karlsen është numri 1 i botës në shah, duke dalë pesë herë në çati të rruzullit, ndërsa norvegjezi tregon një histori interesante nga futbolli. Ai u pyet se kush është lojtari më i mirë i botës, dhe përgjigja nuk ishte shumë e vështirë të kuptohej. “Mendoj se është e vështirë të përmendësh ndonjë tjetër përveç Lionel Mesit, – tha Karlseni 31-vjeçar, – ai ka një lojë shumë të kompletuar. Sa për tifozët e Realit që unë njoh, ata janë të periudhës përpara Ronaldos së sotëm (Kristianos), i takojnë kohës së Ronaldos tjetër (“Fenomenit”) dhe cilësojnë brazilianin si më të mirin”. Karlseni tregon se një herë, Reali i kërkoi që të thoshte se më i miri në botë ishte Kristiano Ronaldo, në një intervistë që dha për klubin!
Sfidanti.al