Flasim për shekullin e 21-të, pra për 22 vite dhe mesatarja është mbi 20 milionë euro për çdo edicion. Një fitim i rëndësishëm për një klub të madh, që normalisht duhet të shpenzojë për të pasur sukses në fushën e lojës. Bajerni jo se nuk ka nxjerrë para nga llogaria bankare, por gjithsesi spikat më shumë ajo që ka fituar që nga viti 2000 deri tani. Sipas statistikave, të cilave u referohen mediat europiane, në “Zebener Shtrase” kanë fituar 560 milionë euro në shekullin e 21-të, edhe pse shumë yje i kanë ikur nga duar me parametër zero. Të tillë si Alaba, Zyle apo ndonjë tjetër. Këtë verë, u mblodhën 80 milionë euro nga transferimet në dalje, por shifra do të rritet në bazë të klauzolave. Edhe në 2019 u fituan 84 milionë euro, ndërsa për asnjë sezon nuk pati humbje.
Sfidanti.al