Pep Guardiola: Çfarë talenti kanë sulmuesit tanë Haland dhe Alvarez!

Nuk mundej veçse të ishte i lumtur, dhe trajneri katalanas padyshim që ishte. Pep Guardiola e di se Mançester Siti i tij është superior ndaj çdo rivali kur vjen puna për të luajtur në një kampionat me 38 ndeshje, edhe pse shpesh dorëzohet në finale apo gjysmëfinale siç i ndodhi vjet me Liverpulin dhe Realin. Gjithsesi, jemi në Premier Ligë dhe kampionët janë sërish favoritë siç e tregoi fitorja 6-0 ndaj Notingem Forestit në “Etihad” me 3 gola të Halandit dhe 2 të sulmuesit tjetër, Hulian Alvarezit. “Çfarë talenti kanë sulmuesit tanë, – tha Pepi, – kjo na ndihmoi shumë dhe ne luajtëm një ndeshje shumë të mirë. E di se Erlingu dëshiron të shënojë, por së pari ai dëshiron të fitojë. Nëse ai thye rekordet dhe ne nuk fitojmë, ai nuk do të jetë i lumtur. Erlingu është i fortë në çdo aspekt. Alvarezi po ashtu, nuk mund të zgjedh askënd për numrin 1”.

Sfidanti.al